Rama në Mallakastër: ”Kalë” më të fortë se PS-ja për të çuar vendin para, nuk gjeni dot
Këtë të martë kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama prezantoi kandidatin e PS-së në Mallakastër, kryebashkiakun Qerim Ismailaj. Rama tha se në qershor Mallakastër do ketë 24 orë ujë të pijshëm në çdo bashki. Rama pohoi se nuk ka “kalë” më të fortë se PS-ja për të çuar vendin para.
“Kanë dy avantazhe të pakonkurrueshme, janë kandidatë që janë shalqi me provë, ky është shalqi me provë edhe kastraveci i mirë është për sallatë por shalqi s’bëhet. Edhe kungulli i mirë është për të bërë byrek, por shalqi nuk bëhet. Qerimi është shalqi me provë. Ka edhe një avantazh, ka edhe një shalqi më të madh me vete në Tiranë, që është po me provë. Të diskutosh zgjedhjen, mes kandidatëve tanë dhe mes kandidatëve të zorrës qorre është mos të jesh ne rregull fare, se nuk po shkon në stadium”, Rama.
Pasditen e së hënës, Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e PD-së për Qerim Ismailaj. Vendimi konfirmon zyrtarisht kandidimin e Ismailajt si kandidat i PS-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit.