Rama në OKB, Aldo Bumçi: Ndoqi një projekt ku nuk ishte Kosova dhe anti- BE

Aldo Bumçi komenton mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të kryesuar nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ai theksoi se në fjalimin e Ramës kishte një mungesë të qartë politike. Bumçi përmendi dhe nismën “Open Balkan” që sipas tij, ishte një projekt ku ishte e përfshirë vetëm gjysma e rajonit.

“Nuk është thelbi performanca e një kryeministri sepse nuk është spektakël. Kishte një mungesë politike të qartë kombëtare, të një politike që ndjekë vetëm një parim që është pushteti i Ramës.

“Open Balkan” kundër qëndrimeve të gjithë klasës politike në Kosovë, u ndoq nga Rama me këmbëngulje. Rama ndoqi një projekt ku ishte vetëm gjysma e rajonit, nuk ishte Kosova dhe as Europa. Kosova është thelbi i politikës sonë të jashtme”,–tha ai në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP