Rama në Pezë: Fshati është lënë pas dore në këto vite

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në një biznes në Pezë të Tiranës u shpreh se fshati është një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat dhe përfitimet përmes agroturizmit.

Shefi i qeverisë tha se me fshatin shqiptar nuk është punuar siç duhet, por sipas tij, skema e hartuar nga qeveria do të ndihmojë të gjithë të interesuarit që të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik edhe në fushën e agroturizmit.

“Këto shembuj na vlejnë si modele. Kjo është rruga e punësimit dhe e fitimit në fshat. Kjo është një industri në vete dhe me shumë perspektivë. Ne siç ju kemi thënë ju: Jemi të angazhuar të japim investime direkte që shkojnë në promovimin e zonave dhe bukurive natyrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka ikur shumë kohë që mund të ishin ndërtuar skemat për fshatin si të ishte në Toskana, por ende jemi në kohë. Nuk bëhen gjërat për një herë. Të ndërtosh është vështirë, por edhe të rindërtosh është edhe më e vështirë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?