Rama në Pogradec, thirrje grave: Në 14 Maj mbyllni në shtëpi burrat me mendjen mbrapsht

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, ku ka prezantuar kandidatin socialist për bashkinë e qytetit Ilir Xhakolli. Rama tha se mandatin e ardhshëm qeveria do i dedikohet Pogradecit më tepër sesa Korçës, pasi sipas tij ka potencial të madh dhe të pazbuluar.

“Atyre iu pëlqen errësira, iu pëlqen pisllëku, nuk e kanë problem fare. U pëlqejnë ndërtimet pa leje. U pëlqejnë ndërtimet e shëmtuara. Ndërkohë për ne është shumë e qartë. Duhet të luftojmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan në vitin 2030”, u shpreh Rama.

Kreu i Partisë Socialiste i drejtoi një thirrje grave të qytetit, duke nënkuptuar se burrat të cilët do votojnë kundërshtarin politik, duhet t’i mbyllin në shtëpi ditën e zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mandati do të jetë i Korçës, jo i Pogradecit. Korça do të ketë të gjithë mbështetjen tonë, por fokusi në Pogradec do të jetë shumë më i madh. Unë do ju kërkoja më shumë në 14 maj. Do u kërkoja grave që janë këtu që me të gjitha gjitontet, fqinjet, që i kanë burrat me mendjen mbrapsht, të flasin dhe t’i bindin që burrat me mendjen mbrapsht t’i mbyllin në shtëpi në 14 maj”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?