Rama në Prrenjas: Shteti është transformuar dhe shërbimet janë online, shkelmuam korrupsionin
Kryeministri Edi Rama nga Përrenjasi, ku mbajti fushatën e radhës elektorale, deklaroi se përballë PS-së është alternativa, që nëse nuk ka pushtetin, është gati ta djegë Shqipërinë.
Rama theksoi se nën qeverisjen e tij, shteti është transforkuar e se tashmë shërbimet janë online. Ai shtoi se shërbimet online kanë bërë të mundur shkelmimin e korrupsionit.
“Më 25 prill të mos themi, që varja se këta janë të gjithë njësoj. Para ca vitesh, në çdo hap kishte një gropë në Prrenjas, kurse sot është më mirë dhe nesër do jetë akoma më mirë. Dielli i këtij vendi të ngrohë këdo, duke qenë ekonomia e Shqipërisë në funksion të secilit. Ata që duan të rikthehen, janë po ata, vetëm se para kanë dikë që bën rolin e dhëndrit, që kontrollohet.
Ne kemi zeruar taksën për biznesin e vogël dhe mendojmë për shqiptarët. Të lamë pas ndasitë e të bashkohemi më 25 prill. Janë provuar dy herë në pushtet e kemi parë çfarë punësh kanë bërë. Shteti po transformohesh i gjithi. Ne kemi bërë shërbimet online, duke i dhënë fund korrupsionit. Ata luftojnë që të pushtojnë sërish Shqipërinë si plaçkë. Kur nuk janë në pushtet, janë të gatshëm ta djegin Shqipërinë. Ata i thonë dhëndrit që na merr nusen se po e more, e dimë ne se çfarë bëjmë me këtë plaçkë. Ne duam që shteti të jetë për shqiptarët”, deklaroi Rama.