Rama në ”Samitin e Paqes”: Rusia ka ndikim të madh në Ballkan. Jemi hallka më e brishtë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Samitin e Paqes që u mbajt në Paris, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron ku foli për luftën në Ukrainë dhe ndikimin që ajo ka në rajonin e Ballkanit.

Rama tha se Ballkani është i bashkuar sa i përket luftës së Rusisë, ndërkohë që shprehu dhe shqetësimin se është hallka më e brishtë, pasi sipas tij Kremlini ka një ndikim shumë të madh.

“Dua të them se Ballkani deri tani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Ne kemi dobësitë tona se e dimë që në Ballkan, Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë dëme prej ndasive”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?