Rama në Shkodër
Këtë të martë kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, aty ku ka nisur procesi i vaksinimit anti-covid për bluzat e bardha, por nga ana tjetër banorët e fshatrave dhe të zonave që janë përmbytur dhe ende nuk kanë marrë ndihmë nga shteti, kanë deklaruar se do të mbajnë një protestë kur kreu i qeverisë do të shkojë tek ata.
Por pas daljes nga ambientet kur po vijon procesi i vaksinimit, në këto pamje të xhiruara nga një kamera amatore dhe publikuar nga portali ”Dosja.al”, shihet Rama teksa filmohet nga kamerat e ERTV dhe po flet me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kryeministri shfaqet teksa ngatërrohet në ecje, mbledh veten dhe me urgjencë hipën në makinë. Pak para se të hypën në Lincolnin e zi, kryeministri kthehet për t’u përgjigjur një qytetari, por sapo e dëgjon, heziton të përgjigjet dhe largohet.