Rama në spitalin e Fierit: Më ra goja, këto dyert mos i bëni të vogla për Braçen
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitalin e Fierit, ku u njoh me ndryshimet e bëra atje.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se spitali ishte transofmuar rrënjësisht madje bëri me dije hapjen e repartit të ri të trajtimit të kancerit.
“E kaluara e disa viteve më parë e këtij spitali i ngjan një ëndrre të keqe dhe e ardhmja mbetet ende një sfidë e madhe, që kërkon shumë punë akoma,” shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/417992865400923/
Nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë në vizitën e tij në spital. Teksa hynte në një repart, u tha mjekëve: “Ore më ra goja, këto dyert mos i bëni kaq të vogla sa për Erjon Braçen”.
KOHA JONË SONDAZH

