Rama në Telepenë: Asnjë shans Salikes!
Nga takimi me banorët e Tepelenës, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, tha se Berisha dhe Meta duhet të japin llogari para drejtësisë për të gjitha borxhet që u kanë shqiptarëve, nga borxhet e gjakut në bulevard, deri te borxhet e HEC-eve të grabitura.
“Për çfarë i duam ata? Të sjellin prapë plehrat në Tepelenë? Baltës dhe errësirës nga çifti i Salikes nongrata nuk ka shans më që shqiptarët t’u japin votën. Të votosh për Salike nongratën do të thotë të votosh për një damkë me të cilin ky flamur nuk ka asnjë lidhje”, tha Rama.
Po ashtu kreu i qeverisë, kujtoi se SHBA e kanë shkruar e zeza mbi të bardhë se ata janë të padëshiruar. “Çfarë është politika shqiptare, strehë për të padëshiruarit e aleatëve dhe partnerëve tanë? Zgjedhjet nuk mund të jenë një mundësi për t’u dhënë oksigjen atyre që aleatët tanë i konsiderojnë individë problematikë në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Si mund të votohet për ta?”, tha Rama.
Salike!- slogani i ri i Kryeministrit. Pritet reagimi i dyshes Berisha-Meta.