Rama në Thumanë: Shtëpitë e reja do të jenë vila
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme me banorët e Thumanës, ku ka prezantuar modelet e shtëpive të reja që do të ndërtohen për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Kreu i qeverisë tha se këto shtëpi do të jenë në të tërë kuptimin e fjalë vila. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se brenda këtij viti 4000 familje do të hyjnë në shtëpitë e reja. Rindërtimi i këtyre banesave do të fillojë në fillim të majit. “4000 familje do të futen në shtëpi të reja. Fillimi majit fillojmë shtëpitë e para individuale, brenda 2 viteve do shohim një shtëpi të re dhe zonat e dëmtuara nga tërmeti do t’i marrim shembull për të ndërtuar më mirë dhe më ekonomikisht”.
Deklarata e kryeminstrit Rama
Do të qëndroj me ju, me sytë dhe mendjen të përqëndruar në radhë të parë për të bërë më të mirën që të gjithë ata që në ato momente të para ishin të shokuar dhe ndiheshin të pa shpresë ta bëjmë gëzuar vitin e ri në shtëpinë e re. Përvec të keqes duhet të shohim se cfarë mund të bëjmë që të dalë dicka e mirë. Cdo e keqe zjell dhe një të mirë. Si tërmeti mos ardhtë më kuurë, por e mira qështë që t’ju fusim në shtëpi, por në shtëpi ku të jeni në kushte optimale njësoj si familjet që blejnë vila. Për ata që iu është prishur shtëpi dhe kanë pasur më shumë se një kurorë, do iu japim aq shtëpi sa kanë kurora.
E rënsësishme që tiu japim mundësinë të kenë shtëpinë e tyre dhe hapsirën e tyre. Mirëkuptim dhe besim, mirëkptim se ne nuk mund të shkojmë të ndërtojmë shtëpitë e reja aty ku kanë qenë të vjetrat, do t’i mbledhim pranë njëra- tjëtrës, do t’i merrni këto shtëpi sicc nuk i merr askush në Itali, atje një pjesë ta japin dhuratë dhe një pjesë ta jep kredi dhe të thonë paguje.
Trualli i shtëpisë së vjetër do ta mbani ju, por ta dini se dhe ligji e ndalon që të mbani atë dhe këtë. Do e përdorni ju, ta përdorni për bujqësi e kopshtari, por jo më të rri shtëpia atje. Ka tipa, burra janë këta që thonë jam mirë atje dhe thotë e dua aty ku jam. E vërtetë, por nëse qëndron te shtëpia atje ku je, atëherë ti duhet për një matje tensioni të marrësh rrugën deri në qendrën shëndetësore, apo fëmijët për të shkuar në shkollë. Kurse kur ke shtëpinë këtu do i që të gjitha aty.