Rama në Xhenova: 20 vjet më parë emigronim ne, sot sipërmarrësit tuaj

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte pranishëm në Konferencën e Rinisë Sipërmarrëse të Konfidustrisë italiane, mbajtur më 5-6 qershor 2015, në qytetin e Xhenova-s.

Në prani të personaliteteve të larta të politikës e sipërmarrjes italiane, kryeministri shqiptar u shpreh “se njëzet vjet më parë ishim ne që emigronim, sot janë sipërmarrjet tuaja. Kriza ekonomike që ju ka mbërthyer, ka favorizuar situatën tonë e kur Italia të rimëkëmbet për ne do të ketë probleme.”

Ndërsa mes batutave Rama i është përgjigjur kuriozitetit për ecurinë e Shqipërisë e lidhur me faktin se ne jemi pa një Senat, pa Sindakata, pa një të majtë radikale, e pa komedianë në politikë. Nuk mungoi në fjalën e kryeministrit shqiptar dhe humori ndaj kolegut të tij Matteo Renzi. “Renzi është i zoti, por mjaft i ngadaltë, u shpreh ai.

SHKARKO APP