Rama: Nëse Kosova nuk siguron dozat antiCovid, do vaksinojmë 11 mijë mjekë dhe infermierë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Kukësi se nëse Kosova nuk siguron vaksinat anti-Covid, Shqipëria do të vaksinojë 11 mijë mjekë dhe infermierë të sistemit të tyre shëndetësor.

“Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e tmerrshme për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës. I kam thënë Blerimit që jemi gati të vazhdojmë. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe menjëherë do të shkojmë më tutje. Mjekët, infermierët e Kosovës ne nuk do ti lëmë vetëm. Inshalla se vaksinat të shkojë së shpejti në Kosovë. Janë 11 mijë mjekët e Kosovës do i bëjnë nëse Kosova nëse nuk do të bëhet e mundur me vaksinat që do të marrë vetë Kosova”, tha Rama.

Një qendër vaksinimi është ngritur në Kukës, ku ka nisur imunizimi i grupit të parë të punonjësve shëndetësorë nga Kosova, që në total janë 500 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?