Rama: Nëse më duhet të ndërtoj një qeveri nga halli, unë iki

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ai do të largohet nga Partia Socialiste në rast se nuk merr një mandat të qartë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Nëse s’ka një mandat të qartë unë nuk jam”, u shpreh Rama duke pohuar se ai nuk do të ndërtonte një shumicë qeverisëse nga halli.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Fevziu: Kush është kufiri që ju ndan?

Rama: Nëse s’ka një mandat të qartë unë nuk jam. Nëse duhet të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam .

Fevziu: Nëse ju keni 71 vota nuk do jeni më kryetar i PS?

Rama: Norma në demokraci është që partia e parë është partia fituese. Dhe normalisht ai që ka numrin më të madh të votave, merr mandatin. Ai figura, shoku im atje në Hagë, e ka mandatin e katërt…Merr 23% dhe ka 6 muaj rri i rrotullon ata, i bën. Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë realitet projektin, për t’u thënë shqiptarëve: më jepni 4 vjet t’ju jap një Shqipëri tjetër, unë nuk jam. Ti realizon ëndrrën, “Rama ik”.

SHKARKO APP