Rama: Nga e enjtja maska me detyrim, të shmangim një mbyllje të dytë

Kryeministri ka paralajmëruar sërish qytetarët lidhur me masën e njoftuar ditën e djeshme nga qeveria, se nga e enjtja mbajtja e maskës do të jetë me detyrim edhe në ambiente të hapura.

Teksa i kthente përgjigje qytetarëvenë rrjetin social Facebook, Rama tha se është shumë e rëndësishme të respektohet mbajtja e maskës që të shmanget kështu një mbyllje e dytë.

Ai tha se është shumë e rëndësishme të respektohet masat që të ruhet shëndeti por edhe të shmanget një tjetër dëm i rëndë ndaj bizneseve të cilat nuk do e përballonin dot një mbyllje tjetër.

Qytetari: Donim të dinim nëse ka mbështetje nga qeveria për biznesin e vogël?

Rama: Taksën zero, TVSH zero, pagën e luftës e dhamë. Nuk e dimë se çfarë mund të bëjë akoma qeveria. Të respektojmë rregullat dhe të vendosim maskat e cila do të jetë e detyrueshme nga dita e enjte që larg qoftë të mos mbyllemi përsëri.

Është shumë e rëndësishme të sprasim rrezikun e një infektimi që mund të na çojë sërish në mbyllje

SHKARKO APP