Rama: Nga janari i 2021-shit shteti shqiptar do të jetë i falimentuar, borxhi do të shkojë në 2.2 mld euro

I ftuar në RTV Ora, profesori Shenasi Rama u shpreh se shteti shqiptar jo vetëm është në prag të falimentit, por është i falimentuar.

Ai shtoi se kjo gjendje do të përkeqësohet nga shtatori e më pas dhe në janar të vitit 2021, sipas Ramës, shteti shqiptar do të jetë i falimentuar, duke mos pasur mundësi për të mbledhur asgjë.

Shenasi Rama: Shteti shqiptar jo është në prag të falimentit, por është i falimentuar. Do të ketë një verë të tmerrshme pa turizmi. Nga xhiroja 1.4 miliardë e turizmit, nuk do t’i kalojë 300 milionë, se 30 ditë është sezoni i turizmit. Paratë që u morën u shpenzuan për paga dhe për shpenzime arbitrare krejtësisht të panevojshme. Borxhi fshehur ka nisur të bëhet një gangrenë, që shkon në rreth 1.1 miliardë euro. 

Ka një gjendje që do të përkeqësohet nga shtatori e më pas. Është kriza e përbashkët që do ta ulë përtokë shtetin shqiptar. Këto do të jenë kriza politike, shëndetësore dhe ajo e emigrantëve. Paria e Tiranës do të mundohet që ta zgjidhë me mjete politike këtë, por nuk do ta arrijë. Do të jetë mbyllja e detyruar që do të vijë nga ardhja e 4 “viruseve”. 

Duke nisur nga janari i vitit 2021 shteti shqiptar do të jetë i falimentuar, pasi duke u nisur nga ky vit, nuk do të jetë në mundësi për të mbledhur asgjë. Duke kanalizuar këto aspekte, qeveria po mundohet që ta harrojë këtë gjë për pak muaj, sepse pritet që deficiti buxhetor ta kalojë shifrën 2.2 miliardë euro në shtetin shqiptar. Ky do të jetë litari në fytin e çdo shqiptari që do ta ulë në gjunjë ekonominë për shumë kohë. 

SHKARKO APP