Rama nga Shkupi: Darka me Kurtin dhe Vuçiç shumë pozitive

Në fjalën e tij për mediat, nga Shkupi po mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama foli dhe për darkën me Vuçiç dhe Kurtin, ku e cilësoi si pozitive.

”Unë besoj që kjo që ka ndodhur këto 24 orë, është shumë pozitive, qoftë darka e mbrëmshme dhe qoftë dhe dita e sotme. Kjo duhet t’i thotë diçka të gjithë atyre që në vend se të merren me përmbajtjen kur bëjnë komente, kur bëjnë kritika, kur bëjnë analiza.

Apo kur bëjnë gjyqe publike, qoftë si individë në rrjete sociale, qoftë si zëdhënës të publikut nëpër klube mediatike, të kuptojnë se e vërteta është që asgjë e keqe nuk ndodh nga të takuarit dhe nga të folurit dhe në fund të ditës. Paqja dhe bashkëpunimi është në interes të të gjithëve, ndërkohë që konflikti dhe ndasia është vetëm në interes të politikanëve për një kohë të shkurtër, jo për një kohë shumë të gjatë”,-tha Rama.

SHKARKO APP