Rama njofton rregullat për ata që do hyjnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të kërkohet tampon për asnjë person që hyn në vendin tonë. Ai shpjegoi edhe çështjen e rihapjes së kufijve detarë dhe ajrorë.

“Sa i përket kufijve ajrorë duhet ta dini që nuk lidhet me ne, por palët e tjera. Ne kemi hapur tokësorët nga ana jonë, lejojmë çdokënd që të hyjë në Shqipëri, por jo të gjitha i kanë hapur, apo edhe nëse do i hapin a do i hapin si ne.

Ne i hapëm dhe ju i shikoni që kemi vetëm një fluid komplet me Malin e Zi, dhe besoj me Kosovën pas një momenti të çuditshëm dje. Me kufijtë ajrorë është e ndryshme, ne i hapim, por a i hapin të tjerët? Sot debati është brenda BE-së për Italinë dhe Spanjën. Atëherë çdo të thotë kjo?

Për shembull nëse Gjermania të mos hapet me Italinë, nëse ti hapesh me Italinë, atëherë mbyllesh me Gjermaninë. Kanë lënë një afat në 15 qershor për shengenin. Përsa na takon nuk ka asnjë problem. Ne nuk do të bëjmë as tamponë, as detyrime për karantinim të atyre që hyjnë. Është e kotë, komplet e kotë.

Do u besojmë njerëzve tanë. Edhe me Greqinë kemi ndjekur atë që po bën dhe kemi parë të gjithë metodologjinë. Edhe Greqia e ka relaksuar planin paraprak. Ti hapesh kur do turizëm, po pastaj do i mbash nëpër aeroporte në prita për t’i tamponuar?! Ti mund ta bësh sot, mund ta kesh, por nuk të del dhe nesër të shfaqet”, tha ai.

SHKARKO APP