Rama: Nuk dimë ende si do hapet turizmi

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference online me gazetarët, tha se nuk ka ende një plan se si do të hapet turizmi dhe se të gjithë vendet pavarësisht projekteve të ndryshme po ecin me sy mbyllur me shpresën që të mos përplasen me murin. “Rreziku është shumë i madh, por edhe mbyllja përtej një garancie ekuilibri mes ruajtjes së shëndetit dhe mbrojtjes së njerëzve. Brenda muajit duam që të hapen kufijtë tokësorë. Mundësia e një vale të re nuk është e vogël dhe ën rast se nr do të fillojnë përtej një pritshmërie të arsyeshme dhe të na futi në një kornizë të një modeli që kërcënon sistemin tonë shëndetësor do të krijojë një mbyllje që do na rëndojë të gjithëve. Prandaj qytetarët të respektojnë rregullat, pasi mund të kalojmë situata edhe më të vështira nga sa kemi kaluara. Është një dileme shumë e madhe pasi nuk është vetëm a do hapet turizmi, por çështja është si? Kam parë modele të ndryshme si 5 m distancë nga çadra në çadër, po mënyrë të parcelizuara, janë shumë improvizime, por realisht dhe në komunitet e vazhdueshme ecin me duar përpara por me sy mbyllur me shpresën që nuk do takojnë murin”,

SHKARKO APP