Rama: Nuk do kërkohet vaksina për turistët që do vijnë në Shqipëri

Pasi inspektoi tendat e ngritura në sheshin “Skënderbej” ku po kryhet vaksinimi i të moshuarve mbi 70 vjeç, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat foli edhe për sezonin turistik.

Kreu i qeverisë u shpreh se që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhen zinxhirit të infektimeve.

Vazhdojmë punën për të siguruar të gjitha sasitë e nevojshme dhe besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhen zinxhirit të infektimeve. Mbetemi të bindur që deri në Pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar e gjithë popullata, por për sa më takon Ogerta thotë ‘mos e thuaj’, mendoj që do ta bëjmë edhe më parë. Do ta tejkalojmë edhe atë afat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën se do të tentohet që të sjellim në Shqipëri sa më shumë turistë, Rama u përgjigj: “Nuk kam thënë do të tentojmë kam thënë që të gjithë do të vijnë në Shqipëri”, teksa theksoi se nuk do ju kërkohet që të kenë kryer vaksinën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?