Rama nuk e di sa doza vaksinash ka kutia, e ndihmon Manastirliu

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 7020 dozat e vaksinave anti COVID nga kompania Pfizer, të cilat, të shoqëruara nga forcat e policisë, janë dërguar në Institutin e Shëndetit Publik.

Por edhe pse ishte vetë i pranishëm në pistën e aeroportit, kryeministri nuk e dinte numrin e saktë të dozave dhe për këtë i erdhi në ndihmë ministrja Manastirliu.

Këto kutitë kanë nga…”. Ndërsa Manastirliu i shpjegoi se brenda tyre janë “nga tre blloqe nga 195-197 flakonë, nga 6 doza kryesisht”.

Ndërkohë, më herët, Manastirliu deklaroi se javën e ardhshme Shqipëria do të marrë një sasi prej 8 mijë dozash të reja vaksinash nga kompania amerikane “Pfizer”.

“Do të kemi duke filluar nga java e ardhshme një sasi rreth 8 mijë dozash që do vijnë. Dhe më pas nga data 1 mars dhe data 15 mars ashtu sikurse e kemi thënë 40 mijë dozat në total të serisë së parë të Pfizer. Paralelisht nga instrument i COVAX kemi marrë një përgjigje pozitive përsa i përket dritares së parë ku janë 141 mijë doza AstraZeneca për të ardhur në tremujorin e parë dhe të dytë”.

SHKARKO APP