Rama: Nuk e di se çfarë faji ka bërë Erion Veliaj që e rrasen në burg!

Kryeministri Edi Rama në përmbyllje të konferencës në Kryeministri komentoi dhe situatën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj të paraburgosur tashmë prej gati 1 viti.

Rama tha se këto janë rastet tipike që dëshmojnë problematikat e sistemit të drejtësisë sot me rastet e larta të paraburgimit në raport me të dënuarit.

Rama tha se edhe sot që flasim, ende nuk është e qartë se çfarë ka bërë Veliaj ndërsa e krahasoi me rastin e Hashim Thaçit dhe me kryetarin e bashkisë së Tropojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rast tipik i asaj që thash përpara. I kyçur në qeli pa gjyq. Ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht, Erion Veliaj. Nuk e kam kuptuar se çfarë ka bërë. Korrupsion në kuptimin e fjalës nuk kam parë. Përjashto rastet e veprave të rënda që përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera duhet të jenë shumë të argumentuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë argumente përveç sesi thotë Këshilli i Evropës nuk kam parë. Siç ja bënin Hashim Thaçit, rrezik për intimidim. Po nëse del i pafajshëm çfarë do ndodh? Kush ia kthen ato vite mbrapsht? Në fund të ditës ka një akuzë që nuk e pranon populli i vet?

Marrin kryetarin e bashkisë së Tropojës, e rrasin brenda jo ke firmosur, jo nuk ke firmosur. Ne kemi numrin e paraburgosurve 94 në 1000 veta, në mos gabohem. Belgjika e ka 10 dhe ka më shumë kriminalitet se Shqipëria, por është vend demokratik.

Duke qenë se është kryeqyteti, as Tropoja nuk e ka luksin ta ketë të arrestuar kryetarin e Bashkisë. U bë viti dhe ka deri në zgjedhje dhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Nuk funksionoi se Gjykata Kushtetuese e tha që Tirana e ka një kryetar, në rregull po ku e ka pra. Në burg e ka!”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3597 (27.3%)
Jo 9598 (72.7%)

Vota totale: 13195