Rama: Nuk i kam dhënë asnjë dokument McGonigal për financimet ruse në PD

Kryeministri Edi Rama sonte ka folur në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen Mcgonigal. Rama thotë se është takuar në zyrë me ish-zyrtarin e FBI-së, ku i pranishëm ishte dhe Agron Neza. Po ashtu Rama tha se nuk i ka dhënë asnjë dokument ish-zyrtarit të FBI-së për financimet ruse në Partinë Demokratike.

“Ai ka kërkuar takim me mua dhe nuk kam takuar vetëm atë por takoj dhe plotë të tjerë nga kundërzbulimi dhe nuk i jap llogari asnjë njeriu. Nuk kam takuar biznesmen privat në takimin me të.

Ai ka ardhur me një person, për të cilin flitet gjërë e gjatë, herë me lidhje herë pa lidhje në ditët e sotme Ma ka prezantuar ai mua dhe më ka thënë “ky është bashkëpunëtori dhe miku im, a mund të jetë dhe ky në takim”? “Po patjetër”, i kam thënë, dhe ishte dhe ai në takim.

Shqipja është e dashura ime më hyjnore dhe unë kam shumë merak kur shqipja keqpërdoret dhe kur çdo fjalë vlerësohet. Ju thatë se thuhet që aty filloi hetimi.

Dua t’iu them këtë me plot gojën unë skandalin e parave ruse të PD-së e kam marrë vesh kur ka dal nga BIRN-i. Nuk kam pasur në asnjë rast, as unë, as në këtë godinë, ndonjë dokument që të lidhej me këtë çështje, po të kisha pasur do t’ia kisha dhënë zyrtarit të lartë të FBI-së”,-tha Rama në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP