Rama nuk ia doli t’i mahniste, Franca kundër hapjes së negociatave
Der Standard ditën e sotme i kushtuar rëndësi një artikulli ku thotë se Franca është e pakënaqur dhe se do të vendosë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Pavarësisht se Berlini dhe Brukseli janë të kënaqur nga nisja e reformës në drejtësi në Shqipëri, e para e këtij lloji në Europën Juglindore, shkruan Der Standard.
Sipas gazetës, Franca është kundër hapjes së negociatave dhe mund të vendosë negativisht në samitin e 28 dhe 29 qershorit.
Kundër janë edhe Danimarka dhe Holanda, por ato mund të vendosin pro nëse shohin se si shkon shumica.
“Ekspertët e sigurisë në BE janë të shqetësuar sidomos për tregtinë e drogës.
Nuk bëhet fjalë për prodhimin e kanabisit në Shqipëri- kjo gjë është ulur ndjeshëm-por bëhet fjalë për tregtinë e kokainës në Europë”, -shkruan gazeta austriake.
Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se tema e zgjerimit nuk duhet të shtrohet fare për diskutim deri në zgjedhjet europiane të vitit 2019.
KOHA JONË SONDAZH

