Rama: Nuk ka më leje ndërtimi për kompanitë që bëjnë evazion me pagat

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kompanitë e ndërtimit nuk do të lejohen të futen në proceset e tenderëve publike dhe nuk do të mund të marrin leje ndërtimi nëse paraqesin balance pagesash me paga minimale.

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit në Durrës për pagën minimale, Rama pohoi se duke bërë evazion me pagat, ata faktikisht ju grabisin punonjësve pensionet dhe sigurimet shëndetësore.

“Nuk mund të rrimë dhe bëjmë sehir nëse kompani të caktuara nuk u përgjigjen punonjësve me dinjitet dhe përdorin paga që janë lëmoshe shfrytëzimi. Nuk është e lehtë për ne që t’u imponohemi dhe as e drejtë. Por ne nuk mundet dot të rrimë dhe bëjmë sehir e shikojmë se si kompani ndërtimi me shkallë vështirësie, jo të ulët, të paraqesin balance pagash me paga minimale. Kjo është e papranueshme”, tha Rama.

Po kështu kryeministri premtoi se do të synohet që të mos ketë paga minimale poshtë 600 mijë lekë të vjetra.

SHKARKO APP