Rama nuk kursen ironinë me Rudinën: Patjetër zonja Topalli…
Në Mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit, përpos fjalimeve nga të pranishëmit, nuk munguan as ironitë. Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim relativisht të gjatë, rreth 20 minuta, ndërsa kryetarja e këshillit, Rudina Hajdari i kërkoi që të konkludonte. Rama i tha se nuk e kuptoi ndërhyrjen, ndërsa më pas ironizoi duke e krahasuar me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Batutat
Rudina Hajdari i kërkon që të mbyllë fjalën
Edi Rama: Nuk e kuptova ndërhyrjen
Rudina Hajdari: Mbylleni fjalën sepse…
Edi Rama: Patjetër zonja Topalli! Faleminderit
Rudina Hajdari: Faleminderit zoti kryeministër