Rama: Nuk lëvizim nga vendimi për mbylljen e TikTok-ut, do të na duhen 6 deri në 8 javë
Aktualitet E Hënë, 30 Dhjetor 2024 12:49
Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur në mbylljen e aplikacionit TikTok, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.
“Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë. Siç e kam paralajmëruar, është një vendim për të cilin do të na duhen 6-8 javë, sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”, tha Rama.