Rama: Nuk mbaj antiplumb

 

Kryeministri Edi Rama foli për Ora News lidhur me fushatën që po zhvillon PS. Ai i është përgjigjur edhe pyetjes nëse mban antiplumb.

Zoti Rama, takimi i 4 për sot. Ndiheni i lodhur?

Jo aspak.

Ju mungon aleati Meta, në një zonë si Berati, ku dihet se ka një mbështetje të fortë?

Kemi ndarë detyrat. Këtu ishte detyra ime.

(Pyetet nëse ka mbajtur antiplumb)

Nuk kam mbajtur ndonjëherë antiplumb.

Pra i shuajmë zërat që flasin për të kundërtën?

Çdo popull ka budallenjtë e tij.

Është akuzuar shumë nga kundërshtarët për shpenzimet e fushatës dhe përdorimin e adminsitratës. Nxiton t’i hedhë poshtë akuzat.

Nuk merrem me këto idiotësira. Kjo është fushatë shumë e kursyer dhe mjaft e qetë. Fushata e parë që shkollat nuk mbyllen kur shkon kryeministri për takim.

Është më e lehtë për ju të bëni fushatë kur jeni në opozitë apo kur jeni kryeministër?

Nuk shoh ndonjë dallim. Këto janë zgjedhje me më pak stres sepse shteti nuk ka rol dhe nuk ka asnjë lloj presioni të natyrave të ndryshme. Është fushata më e bukur për mua sepse ka shumë gra dhe vajza nëpër takime.

Z.Rama pse i quani të paaftë kandidatët e PD?

PD sot nuk është për t’u pasur zili. Forcë politike që ka dalë në fushata, tregon përrallë nga e kaluara të cilën shqiptarët e mbyllën më 23 qershor të 2013-s. PD nuk ka model referimi për të ofruar. Ne kemi plot modele suksesi. Në përpjekje për të treguar një model ata tregojnë Xhelal Mziun, i cili nuk dihet ku do jetë pas 21 qershorit, në zyrë apo burg, sepse është shpallur i fajshëm nga Gjykata në shkallën e parë për grabitjen e fondeve të komunitetit.

Sa bashki prisni të fitoni?

Nuk kemi pritshmëri të natyres matematikore. Kudo kemi arsye për të fituar.

Pse i përsërisni fjalimet?

Përsëritja është nëna e dijes në një fushatë elektorale. Kjo është bindja ime.

Do jeni po kaq energjik deri në fund të fushatës?

Këtu do jeni dhe do më shikoni. Di si jam, si do jem nesër, do e shikoni ju.

SHKARKO APP