Rama nuk tërhiqet: Do votojmë Kodin Zgjedhur pa miratimin e Opozitës. Do votojmë ligjin e shpifjes
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se ndryshimet në Kodin Zgjedhor për koalicionet dhe hapjen e listave do të bëhen edhe pa miratimin e opozitës reale. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, kryeministri shtoi se hapja e listave nuk mund të bëhet 100 %.
“Duhet që përmes komisionit të ligjeve të hedhim në letër ato që do të jenë reflektimet e ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në Kodin Zgjedhor. Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë me të gjithë ekspertët. Nga njëra anë për mekanizimin e listave të hapura, kur na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur, jo vetëm brenda sallës por edhe me opozitën jashtë. Detyrimisht një orë më parë, nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur për konsensus 100%. Por duhet konsesus për të mbaruar punë sa më shpejt. I vetmi problem për ne për hapjen e listave 100% është mbajtja e kuotave. Nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm, mos prisni nga ne hapjen e listave 100%. Lista të hapura që e kthejnë Shqipërinë pas në kohë, nuk çojnë asgjëkundi për ne”,- tha kreu i Qeverisë.
Kreu i qeverisë tha se jo domosdoshmërisht ndryshimet në Kod do të marrin miratimin e opozitës reale.
Kryeministri tha se këtë sesion do të miratohet dhe ligji për Presidentin e Republikës, si dhe ligji për ndalimin e shpifjes, të cilin mediat e kanë cilësuar si censurë.
Mesazhet e Edi Ramës nga Kuvendi janë larg gjetjes së konsensusit me opozitën reale të vendit. Marrëveshja bazë për reformën zgjedhore mes PS, PD dhe LSI është ajo e 5 qershorit, e cila u firmos në Ambasadën e SHBA dhe nuk parashikonte ndryshime në Kushtetutë për koalicionet dhe hapjen e listave.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/318596789464172