Rama nxjerr historinë e mjekut që la Gjermaninë për spitalin e Peshkopisë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një histori të pazakontë ku një mjek ka lënë Gjermaninë, për të punuar për spitalin e Peshkopisë.

“Me këtë shembull të mjekut anestezist-reanimator që la Gjermaninë për spitalin e Peshkopisë, falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në videon që gjeni më poshtë, doktor Fatmir Xhemali tregon se ka punuar në Gjermani, dhe se ka përfituar shumë nga eksperienca atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeku zbulon se është kthyer prej arsyeve familjare, por edhe prej joshjes nga bonusi i ministrisë së Shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë pata komunikim me një kardio-kirurg, një shokun tim, i cili ma lavdëroi shumë Dibrën dhe të jem i sinqertë, më doli më mirë nga sa e kisha parashikuar”, shprehet mjeku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?