Rama nxjerr pamjet nga bukuritë e Shqipërisë: Puna e shqiptarëve që nuk ankohen nëpër klube me profile false

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë ditë të shtune me një urim për qytetarët shqiptarë që zgjedhin 1 gushtin për të nisur pushimet. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë ka nxjerrë një video nga peisazhet dhe bukuritë që ofron Shqipëria.

Mes të tjerash ai nuk i ka kursyer edhe përgjigjet për ata që e kritikojnë me profile false nga clubet.

MESAZHI I RAMES
MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të mrekullueshme, ku puna e shqiptarëve që nuk vrasin kohën duke sharë e duke u ankuar nëpër klube e profile fallco, ka krijuar falë edhe politikave tona të reja mbështetëse, burime mbresëlënëse fitimi aty ku deri para ca vitesh kishte ferra e braktisje, ju uroj pushime të mbara e shëndet familjarisht, të gjithë shqiptarëve që kanë zgjedhur gushtin si kohën për të shijuar Shqipërinë❤️☀️??

SHKARKO APP