Rama nxjerr videon e projektit për Parkun e madh të Durrësit
Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë mëngjes një tjetër video-projekt, atë të Parkut të Madh të Durrësit.
Ky park sipas tij do të ndërtohet mbi vendgrumbullimin e plehrave të Porto Romanos në Durrës që e cilëson si një vatër kanceroze gjysmë shekullore.
Rama thotë se tashmë mbetjet e qytetit bregdetar do të depozitohen në vendgrumbullimin e Sharrës dhe nuk do të ketë më plehra në Porto Romano apo Durrës.
Statusi i Ramës
MIRËMËNGJES?
me projektin e Parkut të Madh të Durrësit që do të zerë vendin e vatrës gjysëm shekullore kanceroze të plehrave në Porto Romano?☀️?