Rama nxjerr videon: Kronologjia e mbylljes së shkollave në rang Europian

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjet një video ku tregohet kronologjia e mbylljes së shkollave për shkak të luftës kundër koronavirusit.

Në video shihet se Italia që është edhe vendi më i goditur nga virusi vrastar, ka qenë e para që i ka mbyllur shkollat që më 4 mars.

Ndërsa më 9 mars është pikërisht Shqipëria dhe Rumania në Evropë që pezullojnë mësimin në kuadër të masave kundër koronavirusit. Ndërkohë me 10 mars të njëjtën gjë bën Greqia dhe Republika Çeke.

“NË KËTË HARTË QË TREGON KRONOLOGJINË E MBYLLJES SË SHKOLLAVE, MUND TË SHIHET SE SA SHPEJT KA VEPRUAR SHQIPËRIA NË RANG EUROPIAN” shkruan Rama.

SHKARKO APP