Rama nxjerr videon: Ky investim do të punësojë një numër të konsiderueshëm njerëzish

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES? me një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës, që nuk bëjnë lajm!

Në Tamarë të Malësisë së Madhe, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale ???
Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësisht fermerët do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre?

#ShqipëriaqëDuam??☀️

SHKARKO APP