Rama nxjerr videon pensionistëve: Shembuj qytetarie

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga rrugët e kryeqytetit ku lëvizin vetëm pensionistë, të cilët kanë pasur mundësi sërish këtë të shtunë të lëvizin lirisht brenda një fashe orare të përcaktuar vetëm për ta.

“Sa shumë mund e dashuri në rritjen e fëmijëve dhe fëmijëve të fëmijëve. Sa shumë punë e mund për familjen dhe për Shqipërinë. Sa shumë sakrifica e po aq modesti e mirëkuptim në pranimin e tyre. Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë”, shkruan Edi Rama.

SHKARKO APP