Rama nxori pamjet brenda Infektivit, PD e pyet: Pse hidhen pacientët nga dritarja?
Opozita ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të pamjeve nga vija e zjarrit, në brendinë e spitalit Infektiv Covid 1, ku luftohet për të mbrojtur e shpëtuar jetë. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka disa pyetje për kreun e qeverisë.
“Rama nxorri sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona. Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend?
Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush” shkruan Bardhi.
Reshat Grenbi, 69 vjeçari nga Fieri ishte personi i pestë që është hedhur nga lartësia gjatë kohës që kurohej pas infektimit me koronavirus. Ngjarja ndodhi mesditen e sotme.
Grendi ishte i shtruar në spitalin Infektiv prej 24 orësh, ndërkohë që tentoi t’i jap fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i këtij spitali.