Rama ofendon deputetin Gjuzi: Je mbret pa mbretëri, po mbret je
Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, është tema kryesore e diskutimeve në seancën parlamentare të kësaj të enjte. Kryeministri Edi Rama u përfshi në një varg replikash me deputetin e ”opozitës së re”, Kujtim Gjuzi. ”Zotëria këtu ka hallin e monarkisë. Ti je mbret, je mbret pa mbretëri po mbret je”, tha Rama. Më tej, teksa Gjuzi reagoi ndaj cilësimeve të kryeminstrit, ky i fundit shtoi: ”Lartmadhëri, dallimi mes teje dhe meje është se ti ke jetuar që në Luftën e Parë Botërore. Ti vjen nga Lufta e Parë, flet me kompetencë. Një mbreti i lejohet të shkelë rregulloren”, përfundoi kryeministri.