Rama: Orikum-Palasë, për 10 minuta. Në atë rrëpirë gjyshi im fitonte gara me shoferët e konsullatave

Shpallet gara ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë. Lajmin e ka dhënë sot kryeministri i vendit, Edi Rama, duke theksuar se projekti do të udhëhiqet dhe cohet në fund nga qeveria dhe do të financohet nga buxheti i shtetit.

Gjatë fjalës nga ceremonia për shpalljen e garës, Rama tha se me projektin synohet që rruga Orikum-Palasë, do të bëhet vetëm në 10 minuta, duke shkurtuar jo vetëm kohën që nevojitet për të përshkruar distancën, por edhe eliminohet vështirësia në lëvizje për shkak të gjarpërimit teksa kapërcehet mali.

“E them me shumë krenari që jemi gati të materializojmë këtë projekt që do të krijojë një akses krejt tjetër drejt zonës dhe do të shërbejë si katalizator i turizmit. E kemi parë dhe përjetuar shumë herë në kontaktet tona me investitorët e huaj shumë të interesuar për të investuar në turizëm, se në fund biseda mbyllet me distancën mes vendit të investimit dhe aeroportit më të afërt, përtej faktit që aeroporti i afërt do të ndërtohet, ai i Vlorës, që një tjetër shumë herë i përfolur dhe ai do të ndërtohet, ai i Sarandës, kyçi mbetet Llogorja, pasi distanca zgjatet edhe si kohë dhe vështirësi me segmentin që e njohim të gjithë që gjarpëron për të kapërcyer malin. Janë bërë analizat, për parametrat e nevojshëm që lidhen me fizibilitetin, janë ezauruar dhe rrugët e mundshme të realizimit me investime të huaja apo PPP dhe është rënë në fund në konkluzionin se rruga më e mirë është që ky projekt të udhëhiqet dhe të cohet në fund nga qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit”- tha Rama.

Duke theksuar se shume projekte, investime te huaja, kane deshtuar per shkak te kesaj mungese dhe rrepires se rruges, Rama ka kujtuar gjyshin e tij.

“Në rrëpirën e Llogarasë gjyshi im fitonte gara me makina me shoferët e konsullatave, por ajo është rrëpirë për shoferë që duhet të provojnë sa të gjatë e kanë jetën, jo për turistë që vijnë për tu qetësuar dhe ushqyer me energji pozitive veten dhe jetën e tyre”- tha ai.

SHKARKO APP