Rama: Paga e infermierëve do të rritet me 40% gjatë mandatit të tretë

Vendimi i parë i qeverisë “Rama 3”, do të jetë caktimi i një ndihme të posaçme për fëmjët e bluzave të bardha të rënë në krye të detyrës gjatë pandemisë së Covid-19. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama. Po ashtu bëri me dije se pagat e tyre do të rriten, në një nivel 40 %.

“Kjo është dita për të thënë që ne nuk do ia kishim dalë dot, as më shumë më pa sesa kaq, nëse nuk do të kishim investuar me të gjitha forcat, edhe pse jo të mjaftueshme mundësitë tona për ta ngritur në një nivel tjetër spitalet, pagën e mjekëve dhe infermierëve, e për t’i krijuar kushte të mira pune dhe atë parakusht të domosdoshëm që ka munguar.

Nga ana tjetër dua t’ju them përsëri dhe sot kur zgjedhjet kanë mbaruar që rritja e pagës së infermiereve dhe infermierëve ka qenë e konsiderueshme, por e pamjaftueshme. Angazhimi ynë për të arritur pagën brenda mandatit të ri, në 40% akoma, është angazhim që mbetet dhe që do e përmbushim 100%. Për t’u mos u zgjatur në shumë gjëra që ia vlejnë të thuhen në një ditë si ky, dua të nënvizoj edhe diçka tjetër.

Ne flasim për vaksinat dhe vaksinimet, është legjitime të jemi krenar për çka kemi arritur, sepse normalisht kemi bërë detyrën, por padiskutim edhe të tjerë si ne do të kishin dashur të bënin detyrën, po ja që jo të gjithë sot ne jemi në të njëjtën pozicion”, tha Rama.

SHKARKO APP