Rama paralajmëron “furtunë” në sistemin shëndetësor: Mjekët nuk do punojnë edhe në publik, edhe në privat

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, ka folur për gjendjen në spitale.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe arrestimin e tre infermiereve dhe një sanitareje lidhur me marrjen e ryshfeteve në spitalin Covid 2.

“Falenderoj mediat për rastet e bëra publike. Rastet e arrestimit te ‘Shefqet Ndroqi’, lajm i mirë. Është një mesazh i qartë për të gjithë bluzat e bardha që janë një pakicë e vogël por që janë të mjaftueshme për të ndotur rrugën e transformimit jo vetëm të kushteve por dhe të performancës që vazhdon. Është një mesazh i qartë për të ardhmen pasi unë besoj që kura afatgjatë dhe e suksesshëm për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në sistemin shëndetësore është thellimi i sistemit një reformë që ne e kemi nisur dhe jemi në kushtet që kemi një bazë solide për të hedhë hapin e madh të autonomisë spitalore dhe të motivimit të mëtejshëm në bazë të kartës së përformancës së tyre”, ka thënë Rama.

“Reformës që ne e kemi nisur e tani jemi në kushtet kur kemi një bazë solide për të hedhur hapin e madh të autonomisë spitalore, të motivimit të mëtejshëm të mjekëve në bazë të kartës së performancës së tyre, të diverzifikimit sipas performancës dhe të shpërblimit të mjekëve dhe natyrisht të kalimit në tërësi n ë një fazë tjetër ku bazuar në modelet më të mira dhe në praktikat më të mira, mund të arrijmë dhe do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët me shpërblimin motivues për mjekët.”-ka thënë ai ndërsa tha se mjekët nuk do të punojnë më në spitale publik dhe private pasi rrogat do t’i mjaftojnë.

SHKARKO APP