Rama: Pensionet, si detyrim, sfidë dhe front të përbashkët shoqëror

Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe kanë nisur bashkëbisedimin për pensionet. “Vijon diskutimi për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në një fotoalbum që ai ka postuar në rrjetet siociale, duke vijuar që pensionet, do të jenë në betejën zgjedhore që ka nisur PS, detyrim, sfidë dhe fronti i përbashkët.

Një nga çështjet më delikate, siç janë pernsionet, rishikimi i tyre, merr kështu një fokus të veçantë në këtë betejë politike të socialistëve, të cilët rivijnë me ambicien për të rimandatuar në qeverisjen e vendit.

Kryeministri, Edi Rama, duke e trajtuar si prioritet të prioriteteve të tij, ka njoftuar se qeveria ka planifikuar të shpenzojë rreth 250 milionë euro për pensionet, të shpërndara në një periudhë dyvjeçare. Rama theksoi se pavarësisht sfidave të mëdha të sistemit të sigurimeve shoqërore, që më parë ka pasur problematika të mëdha financiare, qeveria do të vazhdojë të rrisë pensionet gradualisht. Gjithashtu, për fundvitin, pritet një bonus i përmirësuar për pensionistët, që do të përfshijë një përkrahje më të madhe se në vitet e kaluara.

Përveç votës së diasporës, socialistët kërkojnë të jenë të sigurt edhe nga votbesimi i moshës së tretë, të cilët kthehen në vëmendjen e qeverisë “Rama” dhe personalisht të Kryeministrit, për të shëruar kështu një nga plagët më lënguese që trashëguam nga trazicioni i gjatë.

Albert Vataj

SHKARKO APP