Rama për aktivitetet me risk: Ka debat për estetikat, u kërkoj falje grave
Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Opinion” se tashmë kanë një plan paraprak për të përcaktuar strategjitë e hapjes së vendit, mbi bazë të disa ndarjeve të aktiviteteve në bazë të rrezikshmërisë që paraqesin.
Pasi listoi aktivitetet me risk të ulët, ku përmendi kryesisht shitjet me pakicë, Rama listoi më tej edhe aktivitetet me risk të mesëm dhe të lartë, të cilët do të presin më gjatë për hapjen.
“Tek bizneset që klasifikohen me risk të mesëm, janë transporti rrugor i pasagjerëve, tregtia me pakicë e mallrave të përdorura, artikuj të tjerë në tregje, shërbime arsimore mbështetëse, tregtia në pakicë në stenda e në tregje, vazhdon kështu një listë të gjatë”, tha Rama.
Po me rrezik të lartë?
“E vetmja pikë ku ka debat janë estetiket. Estetiket është i ndarë gupi i punës nëse janë rrezik i madh ose i mesëm. Iu kërkoj ndjesë të gjitha atyre grave që janë në ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh, unë anoj nga rreziku i mesëm”, tha Rama.
“Tek rreziku i lartë hyjnë restorantet pa delivery, (restorantet me delivery do të happen që në fashën e parë), aktivitetet argëtimit, çlodhëse, arsimi në të gjithë pjesët e veta, aktivitetet sportive, transporti ndërurban”, deklaroi ai.