Rama për Nuhun: Shpifës me uniformë

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rastit “Xhisiela” duke e sulmuar ashpër edhe një herë tjetër policin Emiljano Nuhu, i cili bëri publik këtë rast për herë të parë.

Në takimin e tij me krerët e policisë, Rama e quajti Nuhun “shpifës me uniformë”. “Nga kamerat doli qartë se e vërteta ishte në krahun e policisë”, theksoi Rama. Sipas kreut të qeverisë, “Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërcipërisht”.

“Ku ishte drejtori i SHÇBA-së kur shpifësi me uniformë i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra? Shpifësi brenda radhëve të policisë hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe më pas kërkoi azil”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?