Rama për Pirro Manin: Ustai i madh i skenës kombëtare teatrore, pa të do të ishin shumë më të varfër
Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar familjen Mani për humbjen e madhe të aktorit dhe regjisorit, Pirro Mani, i cili u nda nga jeta sot në moshën 89-vjeçare në SHBA. Pa Manin, thotë Rama, kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishte shumë më e varfër. ”Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes”,-shkruan në facebook Rama.