Rama “përdor” Pirgun: Një gomë e djegur rikthen fantazmën e djegur
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Kuvend ju referua deklaratës së tenorit Saimir Pirgu, për të ”zbutur” protestën.
“Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye, vendim politik vetëvrasës i opozitës. Ky parlament është vendi ku na ka sjell shumica e shqiptarëve dhe që na kanë dhënë detyrën të qeverisim deri në 2021 dhe mandati ynë nuk është letër bixhozi, siç luajn ata. Pas tyre qëndrojnë grupe interesash që janë mundur në betejën tonë për të bërë shtet”, u shpreh Rama.
Tenori Saimir Pirgu, deklaroi pak ditë më parë se i duhen 200 mijë shfaqje për të rikuperuar një gomë të djegur në Tiranë.
Më tej Rama tha se: ”Saimir Pirgu e tha mirë ”më duhen 200 mijë koncerte për të hequr nga sytë e njerëzve pamjen e gomës që digjet para parlamentit, se nuk kanë kohë njerëzit që shohin në Itali për të kuptuar më shumë ato pamje, thjeshtë rikthejnë fantazmën e vjetër të një shoqërie që është në kaos e jo më mundësi për investitorët e ekonomisë. Ndërkohë që investitorët italianë janë të interesuar për Shqipërinë, para pak ditësh një i madh ka hyrë në manifakturë, kjo prek çdo shqiptarë”.
KOHA JONË SONDAZH

