Rama përjashtoi socialistët, Shehu: Pasiguri e thellë
Pas deklaratës së Edi Ramës se nuk ka më derë të hapur për socialistët që ishin pjesë e protestës, për deputetin e PD-së Tritan Shehu, tregon sa e gjerë është pakënaqësia. Në një postim në facebook, Shehu shkruan se realiteti është shpërthyes.
”Urdhëri i Kryeministrit për ”t’i përjashtuar menjëherë të tijet” (nga do i përjashtoi janë të zgjedhur?), flet qartësisht për pasigurinë e thellë dhe amulline që ka përfshirë tashmë qeverisjen. Çdo dhunë, siç u paralajmërua e mundeshme ndaj qytetarëve të asaj zone sonte, mund të inicioje një shpërthim të tillë, shumë herë më të madh dhe të gjerë se ai i ditës”,-shkruan deputeti i PD-së.
KOHA JONË SONDAZH

