Rama: Përmes E-albania mund të merret paketa 100% e rimbursueshme për trajtimin antiCovid në banesë
Aktualitet E Hënë, 4 Janar 2021 08:34
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një njoftim shumë të rëndësishëm, për rimburismin e trajtimit ambulator anti-Covid19 në banesë.
Rama shkruan se paketa 100% e këtij rimbursimi mund të merret shumë kollaj nga portali E- albania.
“Me rinjoftimin se përmes aplikimit në E-albania mund të merret krejt kollaj paketa 100% e rimbursueshme për trajtimin ambulator anti-Covid19 në banesë”,- shkruan Rama.