Rama ”përndjek” fushatat e Bashës: Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore
Kryeministri Edi Rama ”përndjek” fushatën elektorale të PD-së, pasi ka reaguar sërish për grumbullimet e qytetarëve në qytetin e Korçës. ”Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Më tej, Rama bën një krahasim mes Korçës ku Basha vijoi fushatën dhe Tiranës ku kryhet vaksinimi ndaj Covid-19.
“Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku. Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv. (Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”.
https://arkiva.kohajone.com/sheshi-skenderbej-vend-ku-behet-vaksina-por-edhe-ku-merr-virusin/