Rama përplaset keq me qytetarët për Tahirin: I lutem Zotit të të ndihmojë!
Kryeministri Edi Rama u shpreh se e respekton vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për “arrest shtëpie” për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Qytetarët kanë shpërthyer në komente por edhe kryeministri Edi Rama nuk është treguar aspak i qetë me komentuesit.
Komentuesi: Edhe ju kështu thoni,edhe ne kështu
dëshirojmë…ku ndahemi me thoni dot zoti kryeminister…? Po më pyetet mua mendoj se…
Une hyje tek ata që politika nuk duhet të komentojë deri atëherë ku drejtësia të vendos…çdo parakohe si në këtë rast nga Ana juaj është frenim…Do desha te isha gabim…por realiteti i këtyre 28 vjetë flet shumë e shume se une.
Rama: S’ke si te jesh me mua kjo eshte e qarte, sepse ti nuk e sheh ate qe shoh une ne kete rast! Po s’ka problem, kur te bindesh kthe kurs mendimi, nuk u binde prape ne rregull je mjaft te kesh shendet e jete per vete e per familjen tende, se punet qe jane per t’u bere per kete vend do behen, si me ty si pa ty
Komentuesi: Hahaha vetem me thuaj me ke Kok te Pd e shkembeve Tahirin, vetem kaq, se do meret vesh s’ka ku te shkoj!
Rama: Tani me shkrive fare se s’di me cfare te mendoj per ty? Perqafime per sonte, rruges sqarohemi kushedi
Komentuesi: Ah mor “Edush” kta qe ke mbrojt me mish e shpirt, keta po i mer lumi e Ftmirin avash avash… ta nxiu Saliu a Lumadh e ne enderr te del aaa derbardh…..
Rama: Te shoh ne foto e i lutem Zotit te te ndihmoje se xhamia ne sfond nuk te ben dot derman ty me terrin qe paske brenda çaçkes se kokes
Komentuesi: Sajmiri ne burg !Sali krimineli ,Ilir hajduti jashte ne liri!Bravo qeveri
Rama: Marjeta, ku hyn qeveria ketu apo s’e ke marr vesh akoma qe ky sistem nuk e lejon qeverine te beje prokurorin e gjykatesin?
Apo jo, ne fakt s’do te besosh se ne e kemi shume seriozisht kur themi nuk jemi te gjithe njesoj dhe i’a leme drejtesise punet qe i ka caktuar kushtetuta?
Apo ne fakt jo, ti nuk as e ke marre vesh te paren e as e beson te dyten, po as nuk kupton se cfare ne bejme sot vendos fatin e Shqiperise se neserme te femijeve tane?
Nejse, pak rendesi kane keto, rendesi ka qe ne kemi ndermarre betejen me te rende ne historine e demokracise sone te re, te bejme shtet me drejtesi dhe kjo behet me reformen e drejtesise, me Vetingun dhe me durimin e çelikut perballe gjithe sajesave, ngaterresave e gjallesave, qe nisen per keq a nisen per mire, nuk arrine te kapin thelbin e kesaj perpjekjeje kolosave per Shqiperine e brezave!
KOHA JONË SONDAZH

