Rama ”përplaset” me ministrin gjerman: Skandal denoncimi që Ballkani është vatër infeksioni

Një ”përplasje” në distancë ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn. Gjithçka ka nisur pas një deklaratë e këtij të fundit, kur tha se Ballkani është një vatër infeksioni nga Covid-19.

Për median Bild, Rama kritikoi deklaratat e zyrtarit të kabinetit të kancelares, Angela Merkel, i cili tha se gjysma e të gjitha infeksioneve me Covid-19 në Gjermani verën e kaluar erdhën si shkak i vizitave familjare nga emigrantët në Ballkan.

”Është një skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin”, është shprehur Rama. Kryeministri shton se nuk do të lejojë që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet në sezonin e pushimeve, pasi sipas tij nuk ka shifra për ta provuar këtë. “ministri gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi e stereotipe kundër Ballkanit”,-tha Rama.

SHKARKO APP