Rama: Përveç taksës së ndërtimit, 3% e taksës ekstra shkon për strehim social

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se bashkia e Tiranës ka numrin më të madh të familjeve që kanë marrë subvencion të interesave të kredive, dhe bëhet fjalë për rreth 4 mijë familje. Në një takim me punonjës të bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, Rama u ndal te investimet që janë kryer në bashkinë e Tiranës në bashkëpunim me sipërmarrjet, siç është edhe nisma “Adopto një çerdhe”.

”Përveç taksës së ndërtimit ka edhe një taksë tjetër brenda gjithë këtyre kullave dhe ndërtimeve të të pasurve. Duhet ta mësojnë të gjithë se nuk jua thotë dot këneta, gazetarët, ata që ulen si ndërtime pa leje në studio televizive. 3% e taksës ekstra shkon për strehim social”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se ata paguajnë edhe 3% mbi detyrimin e taksës së ndërtimit, me të cilën pastaj bashkia jep strehime sociale. ”Prandaj nuk është e çuditshme që në bashkinë e Tiranës ne kemi numrin më të madh të familjeve që kanë marrë subvencion të interesave të kredive, 4 mijë familje, apo kanë përfituar direkt nga kontributi i atyre që bëjnë kulla dhe ndërtime të tjera”, shtoi Rama.

SHKARKO APP